Berisha: 6 Marsi faktoi rikthimin e Sali Berishës, i qëndroj deklaratës për të marrë drejtimin e PD-së

9 Mars 2022, 13:46| Përditesimi: 9 Mars 2022, 14:12

  • Share

Sali Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë faktuar rikthimin e tij fuqishëm e tij në jetën aktive politike. Në një konferencë për gazetarët ai tha se i qëndron deklaratës së tij për të marrë drejtimin e PD-së.

‘Nuk mund të gjesh deklarata të Berishës se ai nuk i ka qëndruar dhe ato që mendojnë këtë gabojnë. Sali Berisha para disa muajsh ishte një deputet i thjeshtë. Me humbjen e partisë së PD-së aksionet e tij sikundër edhe të partisë ranë në shifra të mjera. Vendimi im bëri që aksionet e PD-së dhe të miat të rriten në një kohë të shkurtër më shumë se kujtdo tjetër në Shqipëri. Në rast se 6 marsi faktoi një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës. Rikthimi me një mbështetje 31% të elektoratit shqiptar.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Pasi mundi PD-në më 6 mars, Berisha ftesë deputetëve demokratë: Bashkohuni me elektoratin, do të garoj për kreun e PD! Kongres pajtimi? Jam i gatshëm për çdo propozim, s'krijoj parti të re


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?