Foto ilustruese

Kreu vrasje në 1997 në Kuçovë, ekstradohet nga Turqia 49-vjeçari i dënuar me 14 vite burg

27 Maj 2022, 11:03| Përditesimi: 27 Maj 2022, 11:15

  • Share

Një 49 vjeçar, i identifikuar si Petro Tane (Petrit Tabaku) është arrestuar nga policia turke pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në vitin 1997 në Kuçovë. Tane u kap në tentativë për t'u futur në Turqi me dokumente të falsifikuara. 

Pas marrjes së informacionit nga Policia Kufitare e Rinasit dhe strukturat hetimore të DVP Berat, u bashkëpunua me FAST Albania dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe asaj turke, për vendndodhjen dhe tentativën për t’u futur në Turqi, të 49-vjeçarit, i cili më parë fshihej në Greqi, u organizua dhe u finalizua operacioni i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke, i koduar “Behram”. Tane u kap në Turqi dhe më pas u deportua në Rinas. 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?