Bëri vendim gjyqësor të falsifikuar, gjykata e Lezhës dënon me 1 vit burg qytetarin

25 Janar 2023, 08:19| Përditesimi: 25 Janar 2023, 22:03

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 1 vit burg Fran Amerin i cili kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. 62-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale "Falsikim Dokumentash", ndërsa çështja penale është hetuar nga prokurori Sabri Kastrati. Referuar dosjes hetimore, vendimi i falsifikuar ka të bëjë me një çështje divorci, ku në realitet gjyqtari Ilir Përdeda, që ka gjykuar çështjen ka vendosur pushimin e saj, për shkak se nuk ishte paraqitur paditësi.

Por ndërkohë gjatë hetimeve, ka rezultuar se paditësi ka marrë një vendim nga gjykata e Lezhës me firmë dhe vulë dhe mandej e ka dorëzuar në Gjendjen Civile në Lezhë, duke kryer dhe zgjidhjen e martesës. Hetimi ka zbuluar se ky vendim i vitit 2019, është tërësisht i falsifikuar, pasi në realitet gjyqtari Përdeda kishte vendosur pushimin e padisë civile dhe jo miratimin e saj.

Në funksion të këtij hetimi në shtator të vitit 2020, prokuroria urdhëroi  policinë gjyqësore që të sekuestrojë të gjithë kompjuterit e gjyqtarëve dhe sekretareve por dhe printerat, me qëllim kryerjen e një ekspertimi për të mësuar nëse vendimi gjyqësor i falsifikuar është përpiluar në kompjuterit e gjykatës së Lezhës, por nuk rezultoi diçka e tillë.

Ndërkohe përmes avokatit, vetë i pandehuri ka mohuar në vazhdimësi akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa ka paralajmëruar ankimin të vendimit që e dënon me burg në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?