Kanye West

Bëri postime antisemite, Kanye West i bllokohet Instagram-i dhe Twitter-i

10 Tetor 2022, 17:54| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 09:09

  • Share

Kanye West i janë mbyllur nga llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram pasi ka postuar mesazhe antisemitike (paragjykim ndaj hebrenjve). Këngëtarit iu pezullua llogaria e tij në Instagram në fundjavë pasi akuzoi reperin Diddy se kontrollohej nga hebrenjtë.

Pas çaktivizimit të llogarisë së tij në Instagram, West shkroi në Twitter, duke postuar një foto të tij me themeluesin e Meta, Mark Zuckerberg.

"Shiko Mark. Si më largove nga Instagrami?" shkroi ai.

Më pas iu përgjigj pezullimit të tij duke folur sërish me gjuhë urrejtje ndaj hebrenjve, gjë që solli përjashtimin për të dytën herë. Të dyja platformat hoqën postimet e reperit dhe thanë se ai kishte shkelur politikat.

Shkak u bë postimi ku shkroi: "Unë jam pak i përgjumur sonte. Gjëja qesharake është se unë në fakt nuk mund të jem antisemit sepse edhe njerëzit me ngjyrë janë hebrenj. Ju djema keni luajtur me mua dhe jeni përpjekur të nxirrni këdo që kundërshton axhendën tuaj”, shtoi ai.

Postimi është hequr që atëherë dhe llogaria e West është bllokuar.

West, i cili njihet ndryshe si Ye, u diagnostikua me çrregullim bipolar disa vite më parë dhe ka folur publikisht për sfidat e tij të shëndetit mendor. Kjo dyshohet se ka sjellë dhe ndarjen nga Kim Kardashian.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?