Bota

Bëri komente të papërshtatshme për Holokaustin, shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojëra Olimpike

22 Korrik 2021, 10:18| Përditesimi: 22 Korrik 2021, 10:20

  • Share

Një ditë para se të niste ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” drejtori i ceremonisë u shkarkua.  Arsyeja e shkarkimit ka ardhur pas bërjes publike të disa imazheve të tij në vitet 90, në të cilat Kentar Kobayashi, bënte shaka me Holokaustin.

Shefja e Olimpiadës, Seiko Hashimoto, tha se videoja ku është shfaqur Kobayashi “përqesh fakte të dhimbshme të historisë”.

“Meqë ceremonia e hapjes është afër, ne kërkojmë falje për shkaktimin e shqetësimit për ata që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike, për qytetarët e Tokios dhe publikun japonez”, tha Hashimoto.

Kobayashi, i cili dikur ka qenë aktor komik, tha se i vjen keq për komentet e bëra.

Shkarkimi është i fundit vjen pas një mori skandalesh që ka shoqëruar evenimentin.

Para disa ditësh një kompozitor u largua nga ekipi pasi u bë publike se gjatë studimeve ai kishte ngacmuar shokët e klasës me aftësi të kufizuara .

Në mars, shefi Hiroshi Sasaki u largua pasi sugjeroi që komediani Naomi Watanabe mund të shfaqej si një "Olimpig". 

Dhe në shkurt, Yoshiro Mori u detyrua të tërhiqej si kryetar i komitetit organizues pasi bëri disa komente të papërshtatshme për gratë.  Mori u citua të thoshte se gratë flisnin shumë dhe se takimet me shumë drejtoresha të bordeve femra do të "merrnin shumë kohë".

Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020” nisin më 23 korrik dhe përfundojnë më 8 gusht.  Organizatorët janë duke u përballur me rritje të numrit të rasteve me koronavirus në mesin e atletëve dhe zyrtarëve.

Të enjten, ata thanë se 91 persona të akredituar për Lojërat, janë diagnostikuar me koronavirus.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?