Dancing With the Stars

Bëri bujë në ‘BBV’ në Kosovë, ja kush është konkurrentja e radhës të ‘DWTS’

19 Shtator 2023, 14:00| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 14:07

  • Share

Publiku e njeh për energjinë e mirë, shpirtin e lirë dhe përballjen me sfidat. Konkurrentja e radhës e spektaklit të kërcimit, Dancing With the Stars, e cila fitoi zemrën e publikut gjatë rrugëtimit të saj në ‘BBV’ në Kosovë është pjesë e sfidës së kërcimit.

Bëhet fjalë për Juliana Nurën, ish-banoren e “BBVK”, e cila arriti të prekte finalen e madhe pas një rrugëtimi të gjatë, të mbushur plot me emocione dhe sfida.

Pasioni i saj për kërcimin, duket se këtë herë do ta favorizojë në spektaklin e Dancing With the Stars.

Sakaq ende nuk ka një datë për fillimin e këtij programi.

Disa nga emrat e tjerë të konkurrentëve që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, dhe Atalanta Kërçyku.

Blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, dhe regjisorja Arnita Beqiraj janë konkurrentët më të fundit të “Dancing With the Stars”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?