Makina e aksidentuar në Berat

Kronikë

Berat/U përplas dje nga 'Benzi' me shpejtësi skëterre, ndërron jetë te Trauma një nga të plagosurit

23 Gusht 2021, 22:22| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 22:27

  • Share

34-vjeçari Leonard Rrapi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte dërguar për mjekim, pasi u përplas një ditë më parë nga një makinë që udhëtonte me shpejtësi skëterre në Berat. Rrapi ishte një nga 5 të plagosur e aksidenti të mbrëmjesh në Berat, i cili sapo ishte kthyer nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit.

Aksidenti u shënua në qendër të Beratit, ku drejtuesi i makinës tip “Benz” 26-vjeçari Ergys Petro, ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, ku u ngjit mbi trotuar e më pas përfundoi në një dyqan me pajisje elektro-shtëpiake duke aksidentuar 4 kalimtarë të çastit, mes të cilëve edhe 34-vjeçari që ndërroi jetë sot.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur edhe Abaz Kaballi,60 vjeç, Astrit Veliu,23 vjeç, Tahir Redhi, 30 vjeç dhe Robert Sadikaj.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?