'Berati si Venecia'! Përmbytje në qytetin e 'një mbi një dritareve'..makinat 'notojnë' në ujë, dëme në disa shtëpi (VIDEO)

10 Qershor 2020, 16:34| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 16:59

  • Share

BERAT- Kanë mjaftuar 1 orë reshje me intesitet të lartë që Berati, qyteti i një mbi një dritareve të shndërrohet si Venecia.

Sa herë që bie shi, ky qytet përballet me të njëjtën problematikë, përmbytje. Uji, siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, ka vërshuar në rrugë, duke arritur në lartësinë deri në 40 cm, e për pasojë ka sjellë  dëme të shumta në banesat e qytetarëve dhe vështirësi të qarkullimit të qytetarëve e të automjeteve. 

Mësohet se shkak për këtë është bërë bllokimi i kolektorëve të ujërave të bardha dhe ato të zeza të cilat zbrasen në lumin Osum, dhe pavarësisht faktit që problemi është identifikuar, nga ana e autoriteteve përkatëse nuk është marrë asnjë hap për të gjetur një zgjidhje.


Lajmi kryesor:

1 orë shi përmbyt qytetet/ Në Librazhd bllokohet ambulanca me të sëmurë brenda! Berati si 'Venecia', 'notojnë' makina! Problem edhe Korça


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berati: 10/06/2020 18:06

    Te kthej parate qe mori nga taksat e popullit ajo kompani qe ka bere punimet me by**e. Kush ka marre punimet ne dorezim , te arrestohet dhe denohet

    Përgjigju
  • ymeri: 10/06/2020 17:06

    Lironi pusetat ,,,mos I zini me letra dhe me dhe…..mos rrini gjithe diten ne kafe dhe mallkoni qeverine por secili ne zonen e tij ti mbaje paster pusetat e ujit….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?