Berati, pa numër të sëmurësh
me SIDA, frikë të bëjnë analizat

26 Nëntor 2013, 17:41| Përditesimi:

  • Share
BERAT - Në qytetin e Beratit nuk ka një shifër të të prekurve me HIV e AID-s, ndërkohë që gjatë vitit 2013 qytetarët nuk kanë paraqitur asnjëlloj interesi për të kryer kontrollin ndaj kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Kjo sipas specialistëve të fushës vjen si pasojë e frikës, që kanë qytetarët nga diskriminimi që mund të ndiejnë, nëse do të jenë mbartës të virusit.
 
Në javën sensibilizuese të sëmundjes seksualisht të transmetueshme, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Berat, në bashkëpunim me Qendrën e HIV-AIDS, A.C.A, Asistencë për Komunitetin në Shqipëri, Korpusin e Paqes kanë organizuar sot një aktivitet me nxënësit e shkollave të mesme të qytetit. Përfaqësues nga shtatë shkollat e mesme të përgjithshme në formën e një konkursi janë njohur mbi HIV-AIDS, parandalimin ndaj tij, rreziqet etj.
 
Lindita Tapia, përfaqësuese e qendrës së HIV-AIDS u shpreh se për gjatë gjithë kësaj jave qytetarët mund të përfitojnë kryerje këshillimesh dhe analizash falas. Sipas saj, qytetarët gjatë këtij vitit nuk kanë paraqitur interes për t’u kontrolluar dhe kjo vjen si pasojë e diskriminimit që i bën shoqëria këtij target grupi. Po kështu, gjatë kësaj jave kjo qendër ofron këshillim dhe analiza falas për të gjitha sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?