Foto ilustruese

Kronikë

Berat/ Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorrit, vihen nën hetim 2 qytetarë

8 Shtator 2021, 16:04| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 16:16

  • Share

BERAT- Dy qytetarë janë vënë nën hetim në Berat, pasi transportonin në mënyrë të paligjshme pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një 49-vjeçar i identifikuar si A.Q., është konstatuar nga policia duke transportuar pllakat dekorative me anë të një kamioni. Sakaq, 49-vjeçari, banues në Poliçan nuk i është bindur urdhrit të efektivëve të policisë për të ndaluar dhe për pasojë është vënë nën hetim. Ndërkohë, nën hetim është vënë edhe shtetasi C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?