Berat/ ‘Të dehur në timon, pa rrip sigurimi dhe duke përdorur celularin’, gjobiten 318 shoferë, 3 të tjerëve i pezullohet patenta

31 Maj 2022, 14:16| Përditesimi: 31 Maj 2022, 14:30

  • Share

Policia Rrugore e Beratit ka kryer kontrolle të vazhdueshme me qëllim ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve, janë gjobitur 318 shoferë për shkelje të ndryshme si: tejkalim i shpejtësisë, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosjen e rripit të sigurimit etj.

Janë pezulluar 3 leje drejtimi, pasi shoferët u kapën duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit.

Bilanci

  • Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas që u kapën nga shërbimet e Policisë, drejtuar moto mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
  • 10 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. 
  • Janë proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 
  • 23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • Janë vendosur 45 masa administrative për parakalime të gabuara.
  • Janë pezulluar 3 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
  • Janë vendosur 12 masa administrative për drejtim të moto mjetit, pa kaskë mbrojtëse.
  • Gjithashtu janë vendosur 212 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit njofton se do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, njëkohësisht bën apel për respektimin e rregullave  të qarkullimit rrugor.          

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?