Kronikë

Berat/ Shkoi me shoqërinë për t’u larë, adoleshentja mbytet në lumin Devoll

15 Korrik 2021, 18:01| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 18:23

  • Share

BERAT- Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht në Berat. Pasditen e sotme, për shkak edhe të temperaturave shumë të larta, ajo kishte shkuar së bashku me kushërirën dhe shoqërinë për t'u larë në Devoll, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Fermë Partizani, ku viktima është identifikuar me inicialet G.K.. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

"Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?