Etleva Gjoni

Berat/ Pëson infarkt duke shkuar në shkollë, ndërron jetë në moshë të re mësuesja e anglishtes në Dimal! Dedikimi prekës i nxënësve

18 Nëntor 2023, 16:21| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 16:28

  • Share

BERAT- Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti. Etleva ishte duke shkuar në shkollë, si çdo ditë mëngjesin e së premtes kur ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Të shumta janë mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale të nxënësve dhe kolegëve.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakatë e tua!”, shkruan një nxënës në komente.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?