Berat/ Një 65-vjeçar humb kontrrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën dhe trafikndarësen, asnjë i lënduar, qarkullimi i bllokuar (VIDEO)

21 Dhjetor 2022, 13:04| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 13:26

  • Share

Mjeti Toyota humb kontrrollin dhe përplaset me shtyllën dhe trafikndarësen e rrugës në qendër të Beratit, rreth 500 metër larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Fatmirësisht nuk ka anjë të lënduar. Qarkullimi në qendër të qytetit është momentalisht i bllokuar.

Mjeti, tip Toyota, me targa BR 1738 B, ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi , por pasi ka humbur kontrrollin është përplasur fillimisht me shtyllën e tensionit të lartë duke e hedhur në shesh dhe më pas ka përfunduar mbi trafikëndarësen e rrugës. Fatmirësisht mjeti nuk ka dëmtuar asnjë kalimtar në këtë aks që është gjithmonë i populluar. Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte duke qarkulluar me shpejtësi drejt Spitalit Rajonal Berat pasi bashkëshortja e tij që ndodhesh me të në makinë ishte e sëmurë.

Burimet policore nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentit është bërë një defekt në mjet. Sipas të njëjtave burime, mësohet se mjetit i ka rënë në shesh koka e paralelit dhe kjo ka sjellë edhe humbjen e kontrrollit të mjetit nga ana e drejtuesit të saj 65-vjeç nga fshati Tomorr.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?