Foto ilustruese

Berat, kushërinjtë konfliktohen me njëri-tjetrin, njëri plagoset rëndë

19 Gusht 2020, 10:59| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 11:35

  • Share

Sipas njoftimit të policisë është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Nëntor Keci 28- vjeç, pasi për motive të dobta ka goditur kushëririn e tij Shpëtim Keci 28- vjeç me send të mprehtë në trup. Arrestimi i tij u bë i mudur në lagjen lagjen “Kushtrim”, Berat. Pas plagosjes Shpëtim Keci është derguar në spitalin Rrajonal të Beratit, dhe më pas gjëndja e tij është përkeqësuar duke u transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekimet e nevojshme.

Sipas të dhënave policore, materialet për krimin e kryer i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal, për hëtime të mëtejshme.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?