Foto ilustruese

EMRI/ Ishte kthyer në 'makthin' e banorëve, arrestohet 25-vjeçari në Berat, vodhi katër banesa për dy ditë

18 Shkurt 2023, 10:06| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 10:18

  • Share

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar operacionin policor "The shadow of the night",duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati,që ishte kthyer në "makthin" e banorëve të qytetit,për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa. I drejtuar nga shefi i krimeve në detyrë Ledjo Ferzaj,operacioni finalizoi jo vetëm prangosjen e Andrea Zerollarit por edhe dokumentimin e 4 vjedhjeve banesash,të kryera dy netët e fundit. Zerellari,i dënuar 3-herë më parë për vjedhje,u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e "Bregut të lumit".

Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia,që kishte siguruar në rrugë operative. Informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme.Në kuadër të këtij operacioni,policia ka arritur të dokumentojë autorësinë e tij në vjedhjen e 4 banesave në Berat gjatë dy netëve të fundit,ku ai ka vjedhur jo vetëm vlera monetare por edhe pajisje të ndryshme elektronike.

Burime policore bëjnë me dije se mekanizmi i përdorur nga 25-vjeçari për vjedhjen e banesave ishte hapja me kaçavidave e parvazeve duralumini të dritareve,nga ku ai hynte për të vjedhur gjatë natës.Të njëjtat burime konfirmojnë se,policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash,ku për shkak të mekanizmit të përdorur për të hyrë brenda,dyshohet se autor është Zerollari.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?