Policia e Beratit

Berat, lëviznin pa leje pas orës 22:00 dhe dhunuan policët që i ndaluan, në pranga 2 të rinj

1 Shkurt 2021, 09:29| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 09:31

  • Share

Dy të rinj në Berat janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar forcat e policisë. Uniformat blu të Beratit njoftojnë se A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga policët, i kanë kundërshtuar ata me dhunë.   

"Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale 'Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik'", thuhet në njoftim.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?