VIDEO/ Berat, harroi bombulën ndezur, flakët i shkrumbojnë banesën, rrezikoi dhe lagjen

22 Korrik 2023, 08:25| Përditesimi: 22 Korrik 2023, 08:34

  • Share

Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit. Kanë qenë fqinjët që kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses pasi vetë kryefamiljari nuk ka qenë në shtëpi se kishte shkuar në punë.

Kryefamiljari Krenar Gjata tregon se në mëngjes kishte vën diçka për të gatuar dhe ishte larguar me mendimin se e kishte mbyllur gazin, sapo kishte shkuar në punë e kanë marrë në telefon për ti njoftuar se po i digjej shtëpia

 “Kur erdha pashë dhe vetë ngela në qiell të hapur” thotë ai ndërsa bën apel për ta ndihmuar.

Fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë që të izolojnë flakët  që rrezikuan dhe banesat e tjera ngjitur me të, informon gazetarja e Report TV, Mimoza Sinanaj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?