Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka më të mirët në fushë, Atalanta i bashkohet Barçës dhe Realit

12 Prill, 09:28| Përditesimi: 12 Prill, 13:06

  • Share

Europa League zhvilloi dje katër ndeshjet e para çerekfinale. Atalanta mposhti Liverpoolin në "Anfield" 0-3 duke bërë surprizën e mbrëmjes. Deçiziv për bergamaskët ishte dhe Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares që u vlerësua me notën 7.5 si një ndër më të mirët në fushë.

Portieri Juan Musso, Pasalic dhe autori i dopietës, Scamaça ishin gjithashtu me një notë të lartë. Me suksesin 0-3 në Liverpool, Atalanta i bashkohet Real Madridit dhe Barcelonës që e kanë mundur nga dy herë Liverpoolin në Angli. Hera e parë kur Atalanta fitoi në "Anfield" ishte në vitin 2020, koha e pandemisë me një stadium të zbrazur.

Në fitoren e Leverkusen 2-0 kundër West Ham, më i miri në fushë për "Aspirinat" ishte edhe Granit Xhaka.

Notat e Liverpool - Atalanta

Ora 13:05
Europa League/ Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka në formacionin e javës


Berat Gjimshiti dhe Granit Xhaka janë në formacionin e më të mirëve pas çerekfinaleve të para në Europa League. Gjimshiti me Atalantën e tij mundën 3-0 Liverpoolin në Angli dhe kapiteni i Kombëtares u vlerësua me notën 7,5.

Nga ana tjetër Leverkusen mundi 2-0 West Ham dhe Granit Xhaka ishte ndër më të mirët në fushë, së bashku me Hofmann dhe Wirtz për gjermanët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?