Berat/ Fermerët u vunë flakën mbeturinave, por zjarri u djeg edhe ullinjtë

1 Prill, 15:47| Përditesimi: 1 Prill, 17:45

  • Share

Një zjarr i rënë nga pakujdesia e fermerëve ka djegur 5 rrënjë ullinj dhe rreth 500m2 bimësi me shkurre e ferra në fshatin Sadovicë në Njësinë Administrative Sinjë në Berat.

Zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e vetë fermerëve, të cilët ishin duke pastruar parcelat me ullinj dhe duke djegur mbeturinat.

Papritur zjarri u ka dalë nga kontrolli dhe më pas kanë njoftuar zjarrfikësit. Pas njoftimit të marrë drejt zonës janë nisur 7 punonjës zjarrfikës 2 mjete zjarrfikëse dhe efektivë të policisë së shtetit.

Flakët janë lokalizuar shpejt duke shmangur përhapjen e mëtejshme drejt parcelave me ullinj të zonës dhe në një kohë të shkurtër është bërë i mundur fikja e plotë e zjarrit.

Ora 15:57
Vlorë, zjarr në fshatin Penkovë, digjen sipërfaqe me kullota e bimësi

 

Një zjarr ka rënë në fshatin Penkovë në Selenicë, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për të shuar flakët. Zjarri është aktiv prej rreth 1 orë dhe ka djegur sipërfaqe me kullota dhe bimësi.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?