Berat/ Çojnë të afërmin në spital duke harruar sobën e drurit ndezur, shkrumbohet shtëpia

24 Janar, 19:20| Përditesimi: 24 Janar, 20:32

  • Share

Berat - Burime të drejtorisë së MZSH në Bashkinë Berat bëjnë me dije se një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është shkrumbuar e gjitha.

Banesa e cila ndodhet në pronësi të qytetares Kristina Kola ndodhet në lagjen periferike të qytetit të Beratit, Uznov. Kanë qenë fqinjët e lagjes të cilët kanë njoftuar repartin  MZSH sapo kanë parë flakët në banesë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar reparti zjarrfikëses, i cili është përpjekur për të vënë flakët nën kontroll pasi pranë banesës ndodhen edhe banesa të tjera.

Tre mjete zjarrfikëse janë përdorur për të fikur përfundimisht zjarrin në banesën e përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht në banesë nuk ndodhej njeri pasi  familjarët e banesës ishin në Spitalin Rajonal Berat pranë familjarit të tyre të sëmurë. S

Shkaku i zjarrit sipas të dhënave paraprake ishte soba drurit ku flakët kishin dalë nga soba duke përfshirë ambientin e më pas gjithë banesën.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?