Berat/ Aksident në By Pass-in në dalje të qytetit! Automjeti përplaset me dy shtylla të ndriçimit rrugor

9 Mars, 20:09| Përditesimi: 9 Mars, 20:16

  • Share

Berat - Një aksident ka ndodhur pak më parë në By Pass-in në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen "Uznovë e madhe".

Një automjet tip “Skoda Fabia’ ,me targa AB 685 CH, duke udhëtuar drejt daljes së qytetit ka humbur kontrollin dhe ka marrë para dy shtylla të ndriçimit të rrugës. Si pasojë e aksidentit automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme, ndërkohë që drejtuesi i saj ka dalë nga mjeti pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendin e aksidentit, për të kuptuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara të drejtuesit 28-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, prej më shumë se gjysmë ore vijon të jetë pa ndriçim rruga e By Pass-it.

Lajmi në përditësim...

 

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?