Beqaj: Mjekimi me
protokoll shmang abuzimet

18 Janar 2014, 07:19| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Ministra e Shëndetësisë tashmë i ka vendosur piketat e veta sa i përket reformës që do të ndërmarrë. Gjatë këtij viti do të nisë vëna në funksion e protokolleve të mjekimit së bashku me kostot e tyre. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj shumë shpejt qytetarët shqiptarë jo vetëm të marrin mjekimin e duhur për patologji të ndryshme, por në këtë mënyrë shmangen dhe abuzimet që bëhet me barnat. "Mungesa e protokolleve korrekte dhe shkencore të mjekimit dhe procedurave standarde të punës në spitalet tona ndikojnë duke rritur ndjeshëm keqpërdorimin dhe abuzimin në barnat mjekësore.

Kështu jemi zotuar për hartimin dhe zbatimin e tyre si një hap të domosdoshëm në rritjen e transparencës, verifikueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies me qëllim final për rritjen dhe përmasimin gradual të cilësisë së shërbimit spitalor'' tha Beqaj. Ky i fundit vuri theksin se prioritet i reformës shëndetësore do të jetë dhe lufta ndaj pagesave informale, por edhe ndaj korrupsionit që ka ekzistuar me menaxhimin e fondeve publike.

“E kemi nisur punën tonë duke u bazuar edhe në gjetjet e studimeve tepër të vlefshme, siç është ai i projektit PAKA, i cili sugjeron si mund të ulen pagesat informale në shëndetësi, si mund të ulet dhe të tkurret korrupsioni spitalor, si mund të eliminohet korrupsioni në fondin e detyrueshëm shëndetësor. Çdo spital duhet të ndërtoj planin strategjik të komunikimit me popullatën në zonën gjeografike përkatëse." tha Ilir Beqaj. Këto deklarata u bënë gjatë një takimi me përfaqësues të USAID në vendin tonë.
    

 Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?