Shaip Kamberi

Beogradi paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak, reagon Kamberi: E papranueshme, banorët e Luginës së Preshevës ta refuzojnë

16 Janar, 11:34| Përditesimi: 16 Janar, 11:42

  • Share

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kamberi ka thënë se këto janë të papranueshme.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandër Vuçiç është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi në Facebook.

Deputeti shqiptar më tej ka thënë se Serbia sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje.

Madje sic ka thënë, përkundrazi rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin.

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, shkroi Kamberi.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?