Kronikë

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ‘Benzi’ përplas automjetin, humb jetën 60-vjeçarja

16 Shtator 2021, 20:15| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 21:28

  • Share

Një aksident i rëndëm ku ka humbur jetën një grua, është shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Dajç

Ishte një automjet tip “Benz” që përplasi motorin, me drejtues F.D dhe pasagjere bashkëshorten e tij, L.D, e cila si pasojë nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Fillimisht, 2 të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku 60-vjeçarja humbi jetën, ndërsa F.D është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?