Shoferi përplas me makinë policin në Vlorë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, i plagosuri rëndë në spital (VIDEO)

21 Janar 2021, 18:37| Përditesimi: 21 Janar 2021, 19:48

  • Share

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 18:00 në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet tip “benz” ka përplasur një person dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri i identifikuar me inicialet M. S, polic është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendjë të rëndë shëndetësore.

“Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës Benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Ora 18:47
Tepelenë/ Makina e tonazhit të rëndë kthehet përmbys në rrugë, shkak pesha e rëndë dhe lagështia në rrugë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar sot në dalje të qytetit të Tepelenës, ku një makinë e tonazhit të rëndë është batuar në rrugë.

Shkak është bërë lagështirë si dhe ngarkesa e rëndë e makinës.

Report Tv sjell foto nga aksidenti në rrugë, ku shihet makina e kthyer përmbys! Shoferi ka marrë dëmtime të lehta.

1611250782_permbysetmaunia.jpg

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?