‘Benz’-i doli nga rruga dhe përfundoi në anë të lumit Vjosa, si ndodhi aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë! Report Tv sjell pamjet

2 Prill, 07:19| Përditesimi: 2 Prill, 07:48

  • Share

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi aksidenti i rëndë me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet. Siç shihet edhe nga këto pamje, mjeti me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik, si edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz  ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. Si pasojë e daljes nga rruga  kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë  nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?