Bënte thirrje në rrjetet sociale për sulme terroriste, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg Gentjan Çollakun

2 Nëntor 2023, 11:34| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 12:35

  • Share

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun për veprën penale të nxitjes dhe progpagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg. Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj. Gentjan Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale.

Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit, ndërsa GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook nga ku postonte thirrjet pro ISIS dhe kundër koalicionit global anti-terrorizëm.

Në disa prej tyre ai shprehte pikëpamjet e tij pro shtetit islamik si dhe kërkonte ndaljen e luftës ndaj tyre pasi sipas tij ISIS ka luftëtarë, të cilët nuk flenë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?