Bënte thirrje për sulme terroriste, arrestohet 46-vjeçari me kërkesë të SPAK e Antiterrorit! Kishte 16 profile në Facebook (FOTO)

12 Prill 2023, 09:28| Përditesimi: 12 Prill 2023, 12:31

  • Share

TIRANË- Një 46-vjeçar është lënë burg nga GJKKO pasi akuzohet nga SPAK dhe Drejtoria e Antiterrorit për thirrje për sulme terroriste. Gentian Çollaku me origjinë nga Kavaja përdorte 16 profile në rrjetin social Facebook dhe aty postonte thirrjet për sulme terroriste.

Arrestimi i tij me urdhër të SPAK është bërë pas një hetimi 2-vjeçar. Çollaku ndante në Facebook postime në të cilat bëntë thirrje për dhënë dhe u dilte në mbështetje imamëve të dënuar për terrorizëm, të cilët rekrutonin luftëtarë për t'iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.

“Shejk Ebu Bekr el-Baghdadi: Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flenë.”

Gentian Çollaku akuzohet për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 12/04/2023 23:23

    Trushplar i mjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?