Bënte parakalime të gabuara në rrugë, qytetarët e nxjerrin shoferin ‘zbuluar’ në rrjetet sociale, policia e ndëshkon (VIDEO)

8 Shkurt 2022, 21:21| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 22:07

  • Share

DURRËS- Publikimi i një video nga qytetarët në rrjetet sociale, ku një drejtues mjeti kryen parakalime të gabuar në aksin Fushë Krujë -Thumanë ka vënë në lëvizje policinë rrugore në Durrës.

Policia ka nisur me monitorimin më mediat sociale për të evidentuar shkelësit e rregullave. Policia identifikoi drejtuesin e identifikuar me inicialet M. A. me 8 mijë lekë, ndërsa i ka bllokuar edhe mjetin tip ‘Opel’.

“Shërbimet e Policisë Rrugore Durrës, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip "Opel" që kryente parakalime të gabuara në aksin rrugor Fushë Krujë –Thumanë, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 8000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin M. A.

Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 08/02/2022 22:17

    E paskan keputur, duhet ti heqin patenten dhe gjobe 100 000 leke te reja dhe te shohi pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?