Pronë e Gëzim Sallakut e sekuestruar nga Guardia di Finanza

Të tjera telashe për biznesmenin 'VIP' nga Durrësi! Pas Shqipërisë, Italia i konfiskon pasuri mbi 4.5 milionë euro

2 Mars, 16:35| Përditesimi: 2 Mars, 17:10

  • Share

Guardia di Finanza ka sekuestruar disa pasuri të Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar 53-vjeçar që jeton në Itali. Njësia e policisë Ekonomike-Financiare të Breshias njoftoi zbatimin e masës për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajyshme , aksioneve të shoqërisë dhe pasurive të shoqërisë me vlerë mbi 4.5 milionë euro.

Aseset e Sallakut që tashmë i kalojnë shtetit janë – një vilë me vlerë të konsiderushme, plus aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Sallaku jetonte në luks, duke i siguruar familjes një standard shumë të lartë jetese, por deklarimet e tij kanë qenë shumë më pak. Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore, por financat tashmë e zbuluan atë.

Sipërmarrësi shqiptar operonte pranë provincave të Brescias dhe Bergamos. Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin. Hetimet komplekse të drejtuara nga Prokuroria e Qarkut të Brescias zbuluan një disproporcion të dukshëm midis standardit të jetesës së sipërmarrësit (dhe familjes së tij) dhe të ardhurave të deklaruara prej tij në organet hetimore.

Pronat janë në emër të Sallakut dhe familjarëve të tij.

-Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

Edhe në Shqipëri, Prokuroria e Durrësit i ka sekuestruar Sallakut disa prona që ai kishte ngritur në vendin tonë, ku përfshihen apartamente, toka dhe dy objekte 2 dhe 3 katëshe. Gjithashtu në vitin 2018, Gëzim Sallaku është arrestuar së bashku me 4 vëllezërit e tij për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Harrami: 02/03/2024 18:30

    Pa djerse i kishte Beri nji hale lek w kujtoi se ishte shpellari ne qeveri e mund te blinte cfar te donte qe te mbulonte leket pa djerse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?