VIDEO/ Bënte gara shpejtësie në rrugë dhe i postonte videot në rrjetet sociale, e pëson shoferi

2 Shkurt 2022, 08:55| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 09:09

  • Share

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë një shofer i cili u kap duke bërë gara shpejtësie në rrugë.

Sipas Policisë, shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, bënte xhirime gomash dhe drift me automjetin tip "BMË"dhe më pas videot i postonte në rrjetet sociale.

Policia i bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?