Bënin manovra në rrugë duke drejtuar makinën nën efektin e drogës, arrestohen 2 të rinjtë në Tiranë

15 Shtator 2023, 09:02| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 09:10

  • Share

Policia Rrugore në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj të cilët drejtonin makinën në efektin e lëndëve narkotike.  

Sipas burimeve zyrtare janë ndaluar shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve D. S. dhe A. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 15/09/2023 10:55

    Mush veni me drogagji.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?