Foto ilustruese

Bënin kontrabandë me flori të rremë e të pastër, policia arreston 2 italianë në Elbasan! Në pranga edhe argjendari që po u mbulonte krimin

18 Gusht 2022, 13:38| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 14:30

  • Share

Policia ka arrestuar dy italianë për kontrabandë floriri të rremë e të pastër, si edhe një shqiptar, pronar argjendarie, i cili tentoi të fshihte krimin.

Fortunato Maddaloni, 67 vjeç, banues në Napoli dhe Riccardi Gennario, 76 vjeç, banues në Milano përzienin floririn me metale të tjera dhe gjatë periudhës qershor-gusht 2022, e kanë shitur me vlerë 200 000 euro në Tiranë dhe Podgoricë.

Arrestimi i tyre u bë në Elbasan dy ditë më parë, ndërsa sot u arrestua edhe argjendari shqiptar që deshi të fshihte krimin. 

Policia sekuestroi 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane.

Dy italianët akuzohen për "Kontrabandë me mallra të licencuara" dhe "Mashtrim" të kryer në bashkëpunim, ndërsa 53-vjeçari J.T. nga Elbasani akuzohet për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?