Kronikë

Bënin kërdinë me vjedhjet në Durrës, goditet grupi i të rinjve! 3 në pranga 2 në kërkim, mes tyre një vajzë  

9 Tetor 2021, 12:49| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 13:14

  • Share

Policia e Durrësit ka goditur një grup hajdutësh në zonën e Durrësit të moshave nga 20-27 vjeç, mes të cilëve edhe një vajzë. Të rinjtë janë autor të disa vjedhjeve të banesave në Sukth dhe Katund të ri të Durrësit. Në pranga përfunduan 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë gjatë kohës që po tentonin të vidhni me armë zjarri një banesë.

Hajdutët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, rreth orës  20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri  në banesën  e shtetasit B.M, por janë pikasur nga pronari i cili ka lajmëruar policinë. Menjëherë policia ka arrestuar 3 prej tyre  dhe shpallur dy të tjerë në kërkim.

Në pranga përfunduan Leonard Preza, 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Albion Kllari, 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë  për vjedhje; Domeniko Ceni ,24 vjeç,  banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit:

P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë  për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në  lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).

Policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë. Gjithashtu policia ka dokumentuar edhe 8 vjedhje të kryera më parë nga ky grup hajdutësh, konkretisht:

1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B.,  në oborrin e banesës i kanë vjedhur  motomjetin;

2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;

3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në  banesën e shtetasit Sh. K.,;

4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur  sende të ndryshme;

5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë  vjedhur disa telefona celularë;

6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;

7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur  në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;

 8-Më datë 03.10.2021, në  Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?