Bënin gara te Bulevardi i Ri dhe kryenin manovra të rrezikshme, ndalohen 6 të rinj! Policia i zbuloi në Tik-Tok (VIDEO)

10 Prill 2023, 11:47| Përditesimi: 10 Prill 2023, 11:55

  • Share

6 të rinj janë ndaluar nga policia pasi kanë kryer manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e tyre dhe përdoruesit e tjerë në rrugë te Bulevardi i Ri në Tiranë.

Garat me makina më pas të rinjtë i postonin në rrjetin sociale Tik-Tok. Pikërisht në këtë rrjet social, policia ka bërë identifikimin e të rinjve dhe i ka gjobitur me 40 mijë lekë.

‘Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën "Bulevardi i Ri".

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 10/04/2023 15:28

    Imagjinoni cfar niveli ka arrit policia...zbulon plerat nga tik toku...eshte kulmi i shtetit dhe poni rrit dhe rrogat Rama qe policia te shikoj tik tokun

    Përgjigju
  • Leka: 10/04/2023 13:07

    Keto bojn manovra policia vendos gjoba fukarejve! Bravo Policia qe duam!

    Përgjigju
    • data: 10/04/2023 14:49

      Qenke bidivi komplet

    • Dori: 10/04/2023 13:26

      Idiot!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?