'Bënim 20 km ecje në këmbë' Dashuritë e xhiros së Bulevardit të Tiranës, dhe djemtë e bordurave në ‘Esencë’ me Eljan Taninin

1 Tetor 2023, 20:02| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 20:49

  • Share

Tirana dikur, atëherë kur dashuritë nuk lindnin nëpër rrjete sociale por në xhiron e famshme në bulevard apo para shkolle dhe në ndjekjet pas për të mësuar se ku e kishte shtëpinë vajza që u mori zemrën.

Tre tiranas, Adhurim Demiri, këngëtar, Armand Xhuli, skenarist, autor, aktor dhe regjisor dhe Mimoza Balla shefe kuzhine kujtuan me nostalgji ato kohë dhe copëza të historive të asaj kohe që sollën plot të qeshura në në studion e emisionit “Esencë” me drejtues Eljan Taninin.

Mimoza Balla kujton se djalin që tani e ka në krah si bashkëshort të jetës, e njohu kur ishte në vit të tretë dhe I kishte kërkuar ti bënte një xhiro me biçikletë.

Ndërkohë Armand Xhuli kujton: Atëherë ishte evidente për ne çunat. Kur ishin dy vajza njëra ishte për të mos rënë në sy. Po të mos dilje në xhiro nuk e njihje vajzën. Dhe më pas merrje një shok dhe zbuloje ku e kishte shtëpinë”

“Atë  xhiro sot e qaj. Sot kam harruar të eci. Maksimumi i xhiros që bëj tani është shkoj nga një karrige në tjetrën. Ne në atë kohë bënim 10 xhiro, e shkonte gati 20 km ecje në këmbë. Bënim muhabete që nuk i bënim dot në lokal”

Rruga e Dibrës thirrej Broadway pasi ishte gjithmonë me drita dhe aty ishin grumbulluar të gjitha dyqanet.

Ndërsa në hotel ‘Dajti’ nuk mund të hynin të gjithë dhe Xhuli tregon historinë e djalit që hyri në hotel Dajti duke u hequr si turist. 

Mos e humbisni puntatën e emisionit “Esencë” në kanalin e youtube në Report Tv, nostalgji dhe plot të qeshura.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/10/2023 01:56

    E kush i harron ato kohe e ato vite! Edhe pse ishim femije,nuk e kemi shijuar me pak se keta zonja e zoterinj qe ne ate kohe kane qene me te medhenj se ne, shetitjen ne bulevardin qendror, qe per mendimin tim ishte ikonike.Ne fakt Tirana dhe jo vetem,ishin qytete qe dukeshin si parqe te medha ku mund te shetitje lirshem e te zbaviteshe e te gjeje dicka interesante kudo qe te ecje,apo te shkoje. Ne Tirane,Parku i liqenit dikur ishte vetem per te dashuruarit,nxenesit kur benin eskursione e ndonje te moshuar,kishte vizitore te pakte.Kurse sot,ate mase njerezish qe gjen te Parku i liqenit dikur e gjeje gati cdo mbasdite e darke te bulevardi /Deshmoret e kombit/,fillonte nga UT e mbaronte tek treni me degezime te kendeshme tek Rr.e Dibres,prapa muzeumit ku kishte ambiente shume te kendeshme,te parku Rinia,9-kateshet,/Barrikadat/,rruga qe te conte te Pazari e sheshi A.Rustemi,zonat rreth Lanes,libri universitar,sheshi i sotem /Willson/,lulishtja e famshme te Skenderbeu ne qender.Kudo ne keto zona kishte grumbuj njerezish qe shetiznin,ndalonin,bisedonin,qeshnin,uleshin ne bordura o stola parku,gelonin keto zona me jete e gjalleri.O.M.G,sa mall kemi per ato vite e ate stil jete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?