Bëni kujdes! Këtë fjali nuk duhet ta thoni asnjëherë në takimin e parë

10 Prill, 18:01| Përditesimi: 10 Prill, 18:03

  • Share

Ka disa shenja paralajmëruese se një marrëdhënie do të ketë vështirësi, ose nuk duhet të vazhdojë që në takimin e parë.

Sipas ekspertit të marrëdhënieve Dave Elliott një nga frazat më të përdorura është fraza “Unë jam lënduar në të kaluarën dhe pres që ti të më mbrosh prej saj" ose të paktën një version alternativ që e përcjell këtë mesazh.

Në fillim mund të duket si një pranim i sinqertë i përvojave tona traumatike dhe dobësisë, por nuk është një bazë e fortë mbi të cilën mund të ndërtohet një marrëdhënie e re.

“Nëse nuk jeni përballur me të kaluarën tuaj, ka një shans serioz që të tërhiqni dikë që definitivisht nuk ju nevojitet tani – i cili gjithashtu do të lëndohet thellë”, thotë ai.

Sepse kur përpiqemi të hyjmë në një marrëdhënie tjetër me plagë nga e kaluara , mund të mos jemi ende gati nga ana emocionale dhe kjo mund të mos na lejojë të ndajmë anën më të mirë të vetes. Po ashtu nëse mbajmë distancë nga personi që po njohim për një periudhë të gjatë kohore, përfundimisht ai mund të nervozohet,  të lodhet dhe  në fund pushon së përpjekuri për t'u afruar me ne.

Me këtë qëndrim mbrojtës ndaj vetes sonë ne thjesht po i tregojmë atij se po e konsiderojmë si një armik i mundshëm, i cili do të përpiqet të na lëndojë.

Pra, si përfundim shëroni veten tuaj nga përvojat e së shkuarës dhe më pas mund të vazhdoni të njihni njerëz të rinj.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?