Benefitet e një vëllai binjak, Romeo zbulon sekretet: Donaldi lëvizte me patentën time

19 Shkurt, 12:45| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:46

  • Share

Romeo ka habitur por edhe ka shkaktuar shumë të qeshura teksa ka treguar se binjaku i tij Donaldi ka përdorur për shumë kohë patentën e tij. 

Romeo gjatë një bisede me banorët ka treguar se që nga fëmijëria njerëzit e ngatërronin me Donaldin. Nga një pyetje të bërë nga Heidi nëse ata kanë përfituar nga njëri-tjetri, Romeo i përgjigjet se Donaldi për një kohë shumë të gjatë ka përdorur patentën e tij. Madje ai vitin e kaluar ka bërë patentën e vet. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura nga banorët që ndodheshin aty, sepse Romeo ka treguar që  ka edhe shumë raste  të tjera kur ata janë shkëmbyer ose kur ky i fundit është sjellë si Donaldi apo anasjelltas.

Përveç Heidit, edhe Arta ka bërë një pyetje thumbuese duke thënë:

 -Po ndonjë gjë tjetër keni ngatërruar?

Dhe Romeo i përgjigjet se i kemi shijet e ndryshme.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?