Braziliani Neymar

Benefite si Ronaldo, avion privat dhe miliona për postime në ‘Instagram’! Si e bindën Neymar të shkonte në Arabinë Saudite

15 Gusht 2023, 15:22| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 15:25

  • Share

Kontrata 2-vjeçarë është firmosur dhe testet mjekësore janë kryer, ndërsa nga momenti në moment pritet edhe zyrtarizimi i Neymar te Al Hilal.

Mirëpo së fundmi është zbuluar se nuk është vetëm rroga që e ka bindur Neymar të lërë Parisin dhe të shkojë në Lindjen e Mesme. Sa i përket rrogës ajo parashikohet të jetë mes 300-400 milione euro për dy vite, por për 31-vjeçarin do të ketë edhe benefite të tjera.

‘Footmercato’ thotë se për Neymar do të ketë një mega vilë luksozeme shumë staf dhe një avion privat të disponueshëm në çdo moment. Madje ai do lejohet të bashkëjetojë me të dashurën e tij Bruna Biancardi pavarësisht se nuk lejohet për shkak s’e s’janë të martuar. Njëjtë si Cristiano Ronaldo.

Por kjo nuk është e gjitha. Kontrata e ishit të Barcelonës me klubin e tij të ri përfshin gjithashtu një bonus prej 80,000 euro për çdo ndeshje të fituar dhe mbi të gjitha një 'çmim' gjysmë milioni sa herë që Neymar bën një postim në rrjetet sociale ku promovon Arabinë Saudite.

Ndoshta Neymar ka ëndërruar për një rikthim te Blaugrana pas PSG-së, por një ofertë si kjo nuk mund të refuzohet.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?