Përdorën facebook-un e bashkive për të bërë fushatë, KAS gjobit me nga 100 mijë lekë 15 kryebashkiakët aktualë për shkelje të Kodit Zgjedhor

8 Maj 2023, 16:44| Përditesimi: 8 Maj 2023, 19:05

  • Share

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur 15 prej kryebashkiakëve aktualë të bashkive të cilët kanë kryer shkelje administrative duke përdorur faqen e facebook-ut zyrtar të institucionit për fushatën e tyre elektorale në kuadër të  zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ditën e djeshme, Celibashi kishte kërkuar ndëshkimin me 30 mijë lekë gjobë të 20 kryetarëve të bashkisë dhe 8 zyrtarëve të ministrive të vendit për shkeljet e rregullave zgjedhore në kuadër të fushatës zgjedhore të 14 majit, gjë që Kodi Zgjedhor e ndalon rreptësisht.

Në vendimin e marrë ditën e sotme, KAS ka vendosur gjobitjen e 15 kryebashkiakëve aktuale me vlerën prej 100 mijë lekësh. Të gjithë kryebashkiakët e gjobitur, janë njëkohësisht edhe kandidatë për të fituar një tjetër mandate në krye të bashkive respektive.

Lista e kryebashkiakëve të gjobitur:

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Andi Salla, Kryetar i Bashksë Cërrik

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.

Kryebashkiakët që nuk u gjobitën:

Klodian Taçe, Kryetar për Bashkinë Gramsh

Lefter Alla, Kryetar për Bashkinë Bulqizë;

Shuaip Beqiri, Kryetar për Bashkinë Konispol;

Kastriot Gurra, Kryetar për Bashkinë Librazhd;

Blerim Shera Kryetar për Bashkinë e Vorës

Gjithashtu 2 drejtorë shkollash, Rustem Dervishi dhe Betim Lushi janë gjobitur me nga 25 mijë lekë për shkelje të Kodit Zgjedhor.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 08/05/2023 18:12

    Qeka kput....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?