Bën shqiponjën ‘tatuazh’ në flokë, çfarë po kurdis Enca?

17 Gusht 2023, 21:22| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 21:24

  • Share

Pas një periudhe pauzë në tregun muzikor, Enca do të rikthehet sërish. Ajo ka njoftuar se do të vijë në një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.

Kënga e re do të quhet ‘Albanian’, dhe për t’i përshtatur temës Enca sigurisht që është kujdesur për detajet.

Enca ka ndarë imazhe se si do ta shohim në këtë videoklip, ndërsa ajo tregon edhe disa momente nga prapaskenat e xhirimeve, gjatë të cilave ka realizuar një ‘tatuazh’ në flokë.

Flokët e saj të gjatë të kuq spërkaten me një spraj të zi për të krijuar simbolin e shqiponjës dykrenare.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?