Bota

Bën koktejle dhe shaka me klientët, kompania zvicerane krijon ‘Barney’, banakierin robot

22 Prill 2021, 16:05| Përditesimi: 22 Prill 2021, 16:18

  • Share

ZVICËR- Roboti Barney është një banakier ndryshe nga Zvicra!

Megjithëse në paraqitje nuk i ngjason asnjë banakieri që keni parë nëpër baret e qytetit tuaj, ai krijon kokleile dhe bën shaka me klientët si gjithë të tjerët.

Kompania F&P robotics, është krijuesi i banakierit robot dhe shpreson se “Barney” së shpejti do jetë një trend nëpër hotele, bare dhe qendra tregtare në “krye të detyrës” për t’i shërbyer klientëve.

Roboti zviceran, Barney mund të dezinfektojë krahu e tij dhe t’i shërbejë klientëve pijet më të veçanta.

Përveç banakierit që krijon pijet alkoolike është krijuar edhe versioni që bën kafe.

“Ne mendojmë se Barny është shumë interesant dhe tërheqës dhe se mund të jetë tepër atraktiv për klientët që të vizitojnë një bar apo restorant”, tha kreu i shitjeve të kompanisë Gery Colombo.

Kompania zvicerane që ka krijuar “Barney” ka nisur shitjet e banakierëve më të lezetshëm të parë ndonjëherë në Kinë dhe Oman.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?