Kronikë

Bënë kërdinë me vjedhjet e pushuesve në Sarandë e Ksamil, 3 hajdutët lëviznin me makinë luksoze, arrestohen

9 Shtator 2021, 09:08| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 10:31

  • Share

SARANDË- 3 persona uarrestuar pasi ishin kthyer në tmerrin e banorëve dhe pushuesve të Sarandës dhe Ksamilit, të cilën duke vepruar si grupi kanë kryer vjedhjen e pushuesve dhe disa banesave. Përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë policia ka identifikuar 3 hajdutët nga Elbasani, të cilët bënin kërdinë me pushuesit në Sarandë dhe Ksamil

Në pranga ranë Nazmi Liçi, 25 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”. Erion Bylykbashi, 30 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes” dhe Ani Lici, 22 vjeç, banues në Elbasan.

Hajdutët lëviznin me një mjet luksoz, ndërsa policia ka dokumentuar deri tani 14 raste të vjedhjeve gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator 2021.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë vjedhur në 13 raste shuma parash dhe sende personale të pushuesve vendas e të huaj duke u marrë portofolët në banesat që kishin marrë me qira apo në dhomat e hoteleve ku ata pushonin si dhe në një rast  kanë vjedhur një shumë parash në një subjekt, konkretisht:

Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.

Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.

Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.

Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.

Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.

Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.

Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak  M. G.

Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Më 03.09.2021, kanë vjedhur  sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.

Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.

Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur  një shumë parash në një dhomë hoteli.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve, konkretisht automjeti tip “BMW” në posedim të shtetasit Ani Lici.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?