Ben Andoni analizon në Report TV: Rama po përgatit një lëvizje të brendshme brenda PS-së për ti dalë para gjërave! Do ketë të tjerë që do merren nga SPAK

26 Korrik 2023, 14:30| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 16:56

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar mbledhjen e Asamblenë Kombëtare të PS-së pasditen e sotme. 

Analisti Ben Andoni beson se Rama po përgatit një lëvizje të brendshme brenda PS-së dhe e bën një paralelizëm me asamblenë e vitit 2018, që u pasua me ndryshime në qeveri.

"Rama do të bëjë zhvendosje e nevojshme edhe brenda strukturës së Partisë. Kishte bashkëbisedime gati për të gjitha komisionet statuore. Kam përshtypjen se po përgatitet një lloj lëvizje e brendshme e para për ti dalë para gjërave me të cilat do të merret SPAK në të ardhmen.  Besoj se do të ketë njerëz të tjerë që do të merren nga SPAK. Por dhe nga ndryshimet e mundshme që do të bëhen në vjeshtën e këtij viti. Një situtë e ngjashme ndodhi në Asamblenë e 2018. Ndryshimet që ndodhen me Ditmiri Bushatin e figurat e tjera quan në ndryshimet e qeverisjes” thotë Ben Andoni në një analizë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV

Ndryshimet në qeveri të vitit 2018

Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste Edi Rama të vitit 2018 u bënë këto ndryshime në qeveri

Lindita Nikolla, Ministri e Arsimit u zëvendësua Besa Shahini, që ishte zëvendës ministre

Arben Ahmetaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe u zëvendësua me Anila Denaj

Ditmir Bushati, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme u zëvendësua me Genti Cakaj

Damian Gjiknuri, Ministri i Transporteve u zëvendësua me Belinda Balluku  

Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë u zëvendësua me Bledi Çuçin

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?