Rocco Vata

'Bëmë baba të të ngjaj', djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare në 'optikën' e bigëve të Europës! Garë e fortë në Serie A

21 Tetor 2022, 21:20| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 21:22

  • Share

Rocco Vata është xhavahiri që shkëlqen në grupin e talenteve të Celtic. I lindur në 2005, sulmuesi është i biri i ish-kapitenit të kombëtares kuqezi, Rudi Vata. Pjesë e kombëtares së Irlandës së Veriut (vendlindja e nënës), Rocco ka shkëlqyer me moshat e Celtic teksa ka qenë pjesë e U-19 që në moshën 15 vjeçare.

"Tuttomercato" në Itali bën me dije se janë pesë bigët e Europës që kërkojnë të marrin në ekip 17 vjeçarin. Milan, Juventus dhe Roma sfidojnë njëra-tjetrën në Serie A për shërbimet e shqiptarit, teksa Arsenal dhe Manchester City janë duke ndjekur me kujdes situatën e sulmuesit që shënoi së fundmi kundër Fulham dhe Leipzig në Youth League.

Trajneri i Celtic, Ante Postecoglou nuk dëshiron ta shesë talentin e klubit që vlerësohet që tani 2 milionë euro, teksa nuk e ka aktivizuar në ekipin e parë edhe pse është në stërvitje me ekipin A.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?