Foto ilustreuese

Belsh/ Dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj 20-vjeçare, nëna denoncon fqinjin! Arrestohet 69-vjeçari

25 Nëntor 2022, 16:25| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 16:30

  • Share

Një 42-vjeçare në Belsh ka denoncuar fqinjin e saj se ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas denoncimit të nënës, policia ka arrestuar 69-vjeçarin i identifikuar vetëm me iniciale F.H.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan shtetasin F. H., 69 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka bërë kallëzim një 42-vjeçare, se shtetasi F. H. (fqinj i saj) ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 20-vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.”, njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?