Foto ilustruese

Belsh/ 80-vjeçari humb kontaktet me familjarët prej 3 ditësh, dyshohet se është mbytur në lumin Devoll

2 Shtator 2023, 19:20| Përditesimi: 2 Shtator 2023, 19:25

  • Share

BELSH- Një 80-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Devoll në fshatin Rrenas të Belshit. Kanë qenë familjarët e 80-vjeçarit R. A., që kanë denoncuar në polici, pasi kanë humbur kontaktet me të moshuarin që prej datës 31 gusht. 80-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.

Familjarët kanë deklaruar se 80-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

Vijonë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?