Bellingham sërish shpëtimtar për Real Madrid, më në fund fiton Chelsea

26 Gusht 2023, 10:34| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 11:08

  • Share

Mendon sërish Jude Bellingham dhe Real Madrid siguron fitoren e tretë në po kaq ndeshje në La Liga duke kryesuar me 9 pikë të plota. Los Blancos mundën mbrëmë me vështirësi 1-0 Celta Vigo në një sfidë që i pati të gjitha.

Vinicius u dëmtua pas vetëm 18 minutash lojë dhe shkaktoi alarm në stafin e Realit. Më pas braziliani tjetër Rodrigo humbi një penallti për të ardhur tek momenti kur anglezi Bellingham bëhet sërish shpëtimtar. Mesfushori shënoi me kokë golin e fitores, të katërtin në tre ndeshjet e para të sezonit. Real kryeson La Liga.

Në javën e tretë të Premier League vjen fitorja e parë seoznale e Chelseat. Blutë e Londrës mundën 3-0 Luton Town ku ai që shkëlqeu ishte Sterling. Anglezi shënoi dygolësh ndërsa Jackson shtoi të tretin. Fitorja e parë edhe për trajnerin Maurizio Pochetino nën drejtimin e Chelsea.

Leipzig shkatërroi 5-1 Stuttgart në Bundesligën gjermane duke marrë fitoren e parë sezonale në javën e dytë . Të gjithë golat u shënuan nga futbollistë të ndryshëm ndërsa kampionët në fuqi të Bayernit luajnë të dielën ndaj Augsburg.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?