Momenti i veshjes me spërkatje të Coperni të Bella Hadid në Javën e Modës në Paris

Bella Hadid fiton çmimin Modelja e Vitit

12 Dhjetor 2022, 09:25| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 09:27

  • Share

Modelja Bella Hadid, e cila kohët e fundit u bë kryefjalë e mediave ndërkombëtare, teksa u shfaq me një fustan, i cili u krijua pasi u spërkat mbi trupin e saj gjatë Javës së Modës në Paris, mori çmimin Modelja e Vitit.

"Rrobat nuk janë asgjë derisa të vihen në jetë nga zanati madhështor i modeles," tha modelja  Ashley Graham përpara se të shpallte fitoren e Hadid ndaj kandidatëve Adut Akech, Quannah Chasinghorse, Paloma Elsesser dhe Lila Moss.

Në një video-mesazh, Hadid falënderoi agjentin e saj Luiz Mattos dhe nënën e saj Yolanda Hadid, si dhe ata që janë më pak të dukshëm në këtë industri.

‘Ju të gjithë, familja ime e modës, ishit ata që më treguat se kush mund të isha dhe më hapët sytë për gjërat që mund të bëja’, tha Hadid.

"Dua ta ndaj këtë çmim me të gjitha modelet që shfaqen çdo ditë dhe punojnë shumë me pak ose aspak mirënjohje. E di që nuk është e lehtë dhe të shoh ty. Unë jam një pjesë kaq e vogël e një vizioni të madh, dhe çdo person dhe çdo projekt është po aq i rëndësishëm sa tjetri. Ky çmim është për të gjithë ne."- tha ajo.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?